Pas Gjiknurit, Rama do të "lajë duart" edhe me Afrim Qendron
Afrim Qendro ndejti 3 orë dje për të dhënë deklarimin e tij në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin 18 milion euro me firmën fantazëm që mori tenderin për Unazën e Re.

Pas Damian Gjiknurit, Qendro është personi i dytë i shigjetuar publikisht mbi super skandalin e Unazës së Re, ku një kompani arrin të fitojë 18 milion euro punë nga qeveria shqiptare me dokumentacion tërësisht të falsifikuar.

Duke mos u mjaftuar me kaq, e njëjta kompani, pra DH Albania, sërish me dokumente të falsifikuara fitoi edhe një tjetër tender me vlerë 12 milion euro në OST duke e çuar faturën e skandalit në 30 milion euro, shkruan Albeu.com.

Në lidhje me tenderin e OST u mor në pyetje edhe administratori i kësaj kompanie publike, Klodian Gradeci.

Të dyja këto institucione të rendësishme që administrojnë qindra milion euro në vit janë nën kontrollin e Ministrisë së Energjisë dhe Instrastrukturës, së drejtuar nga Damian Gjiknuri.

Rama e hoqi këtë të funidt duke tentuar të pastrojë kabinetin e tij nga pjesët e "kalbura", siç ishin dy "kokat" Gjiknuri dhe Ahmetaj.

Por, futja e Zërit të Amerikës në lojë dhe akuzat e hapura të tyre se DH Albania u ndihmua nga autoritetet shqiptare për të marrë 30 milion euro tenderë me dokumente false duket se po ia prish gjumin Ramës.

Kështu, mësohet se ai ka vendosur sëfundmi që të "lajë duart" edhe nga Afrim Qendro duke ia "dorëzuar" atë drejtësisë përmes një operacioni të aplikuar edhe më parë. Pas deklarimeve në prokurori dhe në varësi të ecurisë së hetimeve dhe presionit të amerikanëve, Qendro do të dalë të japë dorëheqjen duke thënë se është i hapur për hetime të metejshme përmes vendosjes në dispozicion të prokurorisë.

E njëjta skemë pritet të ndiqet edhe në institucione të tjera të rendësishme, por mjaft të përfolura kohët e fundit për skema galopante korrupsioni dhe vjedhjesh masive.

Rama po përgatitet për gjak të ri në administratën e lartë dhe pas pastrimit të ministrave tashmë stafeta do të kalojë në instictucionet e përfolura. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori