Rama dhe Meta të hedhin tek a çift për debat me Berishën
Qeveria shqiptare kërkon ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për plotësimin e kritereve me qëllim liberalizimin e vizave. Duke folur në një bashkëbisedim me gazetarë në qytetin e Korçës, shefi i Qeverisë theksoi se nuk pretendohet favor për këtë proces, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore deri më sot të Shqipërisë dhe SHBA-ve.


“Me reforma të thella ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën”, deklaroi pak dite me pare Berisha.


Pak ditë më parë gjatë prezantimit të kandidatëve të PD-së në Durrës, Kryeministri premtoi heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara. I pyetur lidhur me faktin se a do të ketë një debat televiziv mes tij dhe kreut të PS gjatë kësaj fushate, Berisha deklaroi se e ka ftuar më shumë se dy herë Ramën në debat, por ai ‘e mbante hundën përpjetë’, ndërsa duke iu referuar Metës kryeministri tha se Meta një ditë flet si qeveri dhe një ditë si opozitë.

“Keni parë ju që do edhe zoti Meta debat. Të bëjnë tek a çift. Unë e kam ftuar 2 herë në debat. Unë kryeministër e ftoja, jo më thoshte. Të zgjidhin problemet që kanë me njëri-tjetrin. Një gjë kam me Metën: nuk mundet që një ditë të flasë si qeveri dhe njëherë si opozitë”, tha Berisha
/albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori