"Pas Durrësit dhe Elbasanit, pritet luftë bandash edhe në Vlorë"
Vrasjet e kohëve të fundit kanë rritur shqetësimin për nivelin e lartë të kriminalitetit në vend duke shkaktuar pasiguri tek qytetarët. Dy vrasjet në Durrës si edhe ajo e mbrëmjes së djeshme ne Elbasan kanë pasur një karakter mafioz duke risjellë në mendjen e shqiptarëve pamje të vitit 1997 raporton portal Albeu.

Në këtë klimë vjen një paralajmërim nga deputeti demokrat Arben Ristani, i cili thekson se krahas Durrësit dhe Elbasanit, lufta mes bandave mund të fillojë edhe në qytetin e Vlorës. Deklarata u bë gjatë emisionit “Opinion” të mbrëmjes së sotme.

Ristani është anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ka akses në informacione të klasifikuara nga organet e sigurisë. Një fakt i tillë e bën edhe më të besueshëm këtë paralajmërim duke rritur edhe më tej frikën për degjenerim të sigurisë në vend. /Albeu.com/
Shtuar më 04/02/2016, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori