Pas Dërvishajt dhe Gjoshës, Ilir Meta thërret edhe Ylli Manjanin në zyrën e tij
Paraditja e sotme duket tejet intensive pas një jave të mbushur me akuza nga deputetët e LSI-së ndaj Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku në mënyrë indirekte pjesë e debatit u bë edhe kreu i qeverisë Edi Rama duke u kthyer përgjigje në Facebook.

Pas takimit që zgjati 45 minuta në Kryesinë e Kuvendit me Kryeministrin Edi Rama, Ilir Meta po thërret ministrat e tij në takime në zyrën e tij, shkruan Albeu.com.

Pas Klajda Gjoshës dhe Sokol Dërvishajt, Meta ka thirrur në zyrë edhe Ylli Manjanin, i cili ishte ministri më i përfolur që mund të shkarkohej nga Rama nisur nga raportet e tij të ngurta me këtë të fundit, por edhe akuzave të rënda gjatë javës së shkuar. /Albeu.com/
Shtuar më 30/01/2017, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori