Pas drekës me 8 ambasadorë, Basha: Ky është kushti nga i cili nuk tërhiqemi
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas marrjes pjesë në festën e “Ditës së Verës” në Elbasan, është mbledhur në një drekë pune ditën e sotme me 8 ambasadorë të Bashkimit Europian, përkatësisht të Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Holandës si dhe të Belgjikës.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se se temë diskutimi me ambasadorët është situata politike në vend, si dhe shqetësimi i PD-së, për të mbajtur zgjedhjelira dhe të ndershme.

DEKLARATA PER SHTYP E BASHES

Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë të koalicionit opozitar, bëmë të qartë vendimin tonë për te mos u tërhequr nga beteja qytetare, nga beteja popullore për zgjedhjelira dhe të ndershme, deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është; një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhjelira dhe të ndershme.

Pyetje: A patët ndonjë kërkesë specifike nga ambasadorët? Ndonjë pretendim apo vërejtje të tyre?

Basha: Për sa kohë më njihni, edhe si Ministër i Jashtëm, nuk kam folur në emër të ambasadorëve, e s'mund të flas sot në emër të ambasadorëve. Qëllimi ishte një bashkëbisedim dhe ishte shumë i frytshëm, dashamirës, mbështetës për qëllimet europiane dhe europianizuese të qendresës, të levizjes tonë popullore. Unë dhe besoj edhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit, ndahemi edhe nga kjo drekë me shumë optimizëm dhe akoma me më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kauzës tonë.

Pyetje: Prape nuk e patët zonjën Vlahutin sot?

Basha: Unë ju uroj ju dhe të gjithë gazetarëve, të gjithë punonjësve të medias, që edhe sot në këtë ditë feste jeni në krye të detyrës; Gëzuar Ditën e Verës!​/albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori