Pas dorëheqjes së Haradinajt, qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës: Tradhtar, t'i e shet vendin për 2 lekë (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dorëheqjen nga posti i tij pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në Gjykatën Speciale të Hagës. Në një prononcim për mediat, me lot në sy, Haradinaj u shpreh se ka hequr dorë nga posti pasi nëse merrej në pyetje si kreu i qeverisë së Kosovës rrezikonte nderin e vendit.

Pas këtij vendimi nuk kanë munguar edhe komentet në faqen e Facebook-ut të kryeministrit shqiptar, Edi Ramës. Teksa ky i fundit postoi disa foto për bllokim biznesesh dhe shkruajti “Stop informalitetit” vërshuan edhe komentet.

Qytetarët e quanin Ramush Haradinajn burrë-shteti për vendimin që mori dhe i theksonin Ramës se është një tradhtar dhe se është gati të shesë vendin për dy lekë.
Shtuar më 20/07/2019, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori