Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, reagon Lleshaj: Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa rishpërndanë deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë, thekson se është një kontribut për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.

"Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon. Deklarata e SHBA është një kontribut tjetër për të mbështetur një të ardhme të palëkundur euroatlantike të Shqipërisë", shkruan Lleshaj në Twitter.

Ambasada e SHBA-së shkruante në reagim që Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet.
Shtuar më 20/06/2019, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori