Pas Danimarkes edhe Luksemburgu njohu pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Luksemburgu sot e ka njohur pavarësimin e Kosovës nga Serbia, njoftoi Qeveria në Luksemburg. Parlamenti i Luksemburgut njëzëri e mbështeti vendimin e Qeverisë për njohjen e shtetit të Kosovës.Ministri i Jashtëm, Jean Asselborn, i tha Parlamentit se në qoftë se Bashkimi Evropian konsideron se status-quo-ja në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se duhen ndërmarrë përgjegjësi të posaçme në Ballkan, atëherë "ne duhet të veprojmë".


Danimarka njohu pavarësinë e Kosovës

Danimarka ka njohur sot pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme daneze. Ministri i Jashtëm i Danimarkës Per Stig Moeller, do t'u dërgojë letër presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi për ta bërë të ditur edhe zyrtarisht njohjen.
Shtuar më 22/02/2008, ora 16:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori