Pas caktimit te statusit, Kosova do kerkoje pjesen e saj ne ndarjen e pasurise se Ish-Jugosllavise
Pëlqej
Albeu.com
Autoritetet vendore te Kosoves kane deklaruar se pas caktimit te statusit politik, Kosova do te kerkoje pjesen qe i takon ne ndarjen e pasurise se ish-Jugosllavise, behet e ditur dje ne nje informacion te radios Deutsche Welle. Kosova nuk ka hequr dore nga pjesemarrja ne ndarjen e pasurise se ish-Jugosllavise, pasi ajo ka qene pjese konstituive e federates, citon radioja prononcimet e Kryeministrit te Kosoves, Bajram Kosumi dhe drejtorit te Autoritetit Bankar dhe te Pagesave te Kosoves, Ajri Begu. Sipas nje vendimi te Komisionit te Bandinterit, Kosova nuk ka te drejte qe, ashtu si gjashte republikat e dala nga Jugosllavia e dikurshme, te kete pjese ne pasurine monetare dhe te arit qe ky vend kish depozituar ne banka te ndryshme ne bote. Por, ndonese Kosova nuk u permend ne takimin per ndarjen e kesaj pasurie, qe u zhvillua para dy ditesh ne Shkup, ekspertet monetare vleresojne se nje dite ajo do kerkoje me te drejte, kthimin e pjeses qe i takon, pasi me Kushtetuten e vitit 1974, Kosova ka qene pjese konstituive e Federates jugosllave, thekson Deutsche Welle. Nderkaq, sipas z. Ajri Begu, Kosova mund te kerkoje kthimin e kursimeve qe qytetaret e saj kishin depozituar ne bankat e ish-Jugosllavise, te cilat humben ose u pervetesuan ne kohen e Sllobadan Milloshevicit. "Kjo ceshtje eshte ngritur disa here. Dihet se kursimet qe humben qytetaret e Kosoves, kapin shumen rreth 220 milione dollare. Une shoh nje mundesi qe kjo ceshtje te aktualizohet ne bisedat teknike qe po zhvillohen me Beogradin", citon radioja drejtorin e Autoritetit Bankar dhe te Pagesave te Kosoves.
Shtuar më 08/05/2005, ora 19:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori