E FUNDIT/ Mbyllet sërish transporti urban
Pas Bodes edhe Tafaj për ndjekje penale
Sa i takon akuzës së "shpërdorimit të detyrës", pas Ridvan Bodes po ndiqet penalisht dhe ish ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal për ish ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, në bazë të kallëzimit të Ministrisë së Arsimit.

"Prokuroria vlerëson se është e nevojshme të kryen veprime hetimore, për të konkluduar nëse ekzistojnë ose jo elementët e veprës penale", tha organi i akuzës.

Në fund të muajit mars, Ministria e Arsimit, kallëzoi penalisht ish kreun e këtij institucioni, Myqerem Tafajn. Shkeljet e ish ministrit, sipas MAS, janë vënë re muaj më parë, por deri më tani është punuar për mbledhjen e dokumentacionit. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori