Pas betimit të qeverisë "Rama 2", ikin dy drejtorë të tjerë të LSI-së
Vjen dorëheqja e radhës nga rradhët e drejtorëve të LSI.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika ka paraqitur dorëheqjen.

Gjithashtu ka lëvizur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahia, por ky i fundit është liruar nga detyra.

Sakaq pak ditë më parë erdhi edhe dorëheqja e parë nga drejtorët e LSI shkruan Panorama.

Pas betimit të qeverisë së re te Presidenti Meta, i larguari ishte kreu i ISHMP, Ergys Agasi. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori