Pas Berishës, Fule takohet me Ramën
Pas takimit me ambasadorët dhe kryeministrin Berisha, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule ka nisur takimin me kreun e PS-se, Edi Rama. Takimin e parë në Tiranë, komisioneri Fule e ka zhvilluar në hotel Sheraton me të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë.

Më pas Fule u takua me kryeministrin e vendit Sali Berisha dhe më pas në orën 12:14 është takuar edhe me kreun e PS-së Edi Rama, në një përpjekje për të mundësuar një rrugëzgjidhje për miratimin në Parlament të tre ligjeve të përcaktuara nga Brukseli si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. /albeu.com/

Shtuar më 04/02/2013, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori