Pazza Inter, zikaltërit fitojnë Kupën e Italisë (VIDEO)

Gjatë 90-të minutave të para nuk ka patur fitues ndërmjet Juventus-Inter.

Sfida në kohën e rregullt ka mbaruar me rezultatin 2-2, ku duket qartë nga rezultati që është një sfidë spektakolare.

Të parët shënuan zikaltërit në minutën e shtatë me një super gol nga Barella duke e mbyllur kështu rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Juventus tregohet më konkrete duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë.

Alex Sandro dhe Vlahovic përmbysin rezultatin. Dukej gjithçka e mbyllur edhe pse Interi po rrezikonte shumë, kur nga fundi i kohës së rregullt zikaltërit fitojnë një penallti e cila ekzekutohet në mënyrë perfekte nga Calhanoglu.

Shtesat nisin në favorin e ekipit të Milanos pasi në minutën e 97-të fitojnë një penallti e cila realizohet nga Ivan Perisic.

Por zikaltërit nuk mjaftohen me kaq, pasi kroati Perisic shënon përsëri duke çuar rezultatin në 2-4 në minutën e 102 të shtesave.

Inter ka fituar Kupën e Italisë me një përmbysje të “çmendur” rezultati./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.05.2022 23:42