Pas atentatit kërcënohet familja rome
Pëlqej
Pas plagosjes së rojes pak ditë më parë, persona të panjohur kanë kërcënuar familjen rome që drejton fondacioninr “Zemra e nënës”. Sipas kallëzimit në polici, rreth orës 03:30 pas mesnate, 5 persona janë afruar te porta e godinës trekatëshe ku strehohen fëmijët jetimë të komunitetit rom. Ata kanë nisur të kërcënojnë me zë të lartë pronaren e ndërtesës, Selvie Rushitin. Thirrjet “do ju hedhim në erë”, “do ju shuajmë të gjithëve;”, “do ju vrasim” e të tjera, duke u shoqëruar edhe me fyerje diskriminuese, kanë zgjatur për disa minuta. Drejtuesja e jetimores “Zemra e nënës” i ka telefonuar policisë në sallën operative, duke kërkuar ndihmë.

Gazeta Panorama shkruan sot se zonja e shtëpisë, Selvie Rushiti, ka marrë një armë gjahu tip “Shotgun” që kishte me leje dhe ka dalë në oborr duke qëlluar disa herë në ajër. Pas të shtënave personat që ndodheshin jashtë portës janë larguar. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori