Pas arrestimeve reagon për herë të parë Edi Rama
Pas arrestimit të autorit të pestë për grabitjen e rreth 6 milionë eurove në Rinas, kryeministri Edi Rama, shkruan se po ngushtohet rrethi i keqbërësve.

Sipas kreut të qeverisë, Policia e Shtetit po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete.

"Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit, e cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete." u shpreh ai.
Shtuar më 23/04/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori