Shkatërruan objektin me pronësi të përbashkët dhe dëmtuan rrjetin elektrik, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë shkatërruar një pronë që e kishin në bashkëpronësi me dy shtetas të tjerë.

Ne pranga kanë rënë shtetasit me inicialet F. C., 63 vjeç, dhe G. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Dy të arrestuarit kanë prishur një objekt të cilin e kanë në pronësi të përbashkët me shtetasit L. K., dhe A. M., dhe për pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik.

Dy të arrestuarit me vetëgjyqësi, kanë prishur një objekt të cilin e kanë në pronësi të përbashkët me shtetasit L. K., dhe A. M., dhe si pasojë kanë dëmtuar rrjetin elektrik dhe kanë prishur qetësinë publike./albeu.com/


Shtuar 1.05.2023 15:14