Pas akuzave të Metës, reagon Ardian Dvorani
Meta theksoi në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat se e akuzonte Dvoranin për dy shkelje: Shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore.

Në një konferencë të paralajmëruar që prej orëve të paradites, presidenti tha se KED i bëri listat e vakancave të Presidencës dhe të Kuvendit në të njëjtën kohë.

Po ashtu ai theksoi se në lidhje me listat nuk ishte marrë një vendim kolegjial, por personal i vet Dvoranit dhe ndaj e quajti një akt mafioz.

Për këto akuza ka reaguar Dvorani në një qendrim për mediat.

"Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje. Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo. Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.

Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi" tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2019, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori