Pas akuzave te djeshme, jep doreheqje ministri Rusmajli
Pëlqej
Albeu.com
Ministri i Drejtesise Ilir Rusmajli dha sot doreheqjen nga posti i tij. Gjate nje konference per shtyp pak minuta me pare Rusmjali tha se 'morali i tij nuk ia lejon te perfshihet ne afera korrupstive'. 'Jam per nje politike te moralshme' tha Rusmajli ne konference. Ai theksoi se eshte i vendosur te vazhdoje te luftoje korrupsionin ne institucionet shteterore. Vendimin ministri Rusmajli e mori nje dite pas akuzave te renda qe drejtori i burgjeve Sajmri Shehri beri ndaj ministrit Rusmajli si nje minister i korruptuar dhe mafioz. Ne nje deklarate te dhene per mediat Rusmali tha se jep doreheqje ne emer te moralit dhe luftes kunder korrupsionit. Sipas tij konflikti me drejtorin e burgjeve nuk ka te beje me asnje tender sic ka deklaruar Shehri po konflikti mes tyre ka nisur ne 9 maj te 2007 ku ne nje leter derguar kryeministrit Rusmajli kerkonte shkarkimin e Shehrit i cili sipas tij, eshte perfshire ne lirimin e disa te burgosurve.
Shtuar më 14/11/2007, ora 19:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori