Pas marrëveshjes me kandidatin e majtë, banorët e
fshatit Kocul kanë dalë pas nëntë ditësh nga
greva e urisë.
Kandidati Kasem
Cenaj së bashku me banorët ka arritur një marrëveshje, ndërsa problematikat e parashtruara më herët kanë qënë të shumta.
Pas më shumë se një jave ka përfunduar
greva për 11 grevistët e
fshatit Kocul. Prej vitesh, banorët e
fshatit të Vlorës kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me firmat kontraktore naftë-nxjerrëse në zonë, ku sipas tyre, kanë helmuar ajrin, por edhe kanë prishur rrugën.
Jo vetëm kaq pasi ata kanë shfrytëzuar pronat e tyre, pa u dhënë banorëve asnjë mundësi punësimi. Në takimet edhe me përfaqësues të Prefekturës dhe me kandidatin e majtë për Bashkinë e Selenicës, Kasem
Cenaj, banorët kanë arritur një marrëveshje.
Kandidati Cenaj, në emër të Ilir Metës ka rënë dakord me banorët për disa pika.
Cenaj u shpreh se edhe vetë z. Meta, por edhe qeveria, janë vënë në djeni të problemit dhe të grevës. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2015,
ora 15:21