Pas 24
orësh defekt, mësohet se është rikthyer
energjia elektrike në
Kukës dhe Has.
Pak më herët, Operatori i Sistemit të
Transmetimit, OST, raportoi se për shkak të kushteve shumë të ashpra të motit, veçanërisht në veri të vendit, ka pasur defekte në linjat e
transmetimit të energjisë
elektrike, konkretisht linja 110 kV Kalimash –
Kukës, e cila kishte lënë pa furnizim qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017,
ora 13:04