Rama premton ndërtimin e Korridorit të Kaltër
Partia Socialiste prezantoi sot programin “Për Një Rilindje Shqiptare”, në qytetin e Vlorës. Në fjalën e tij para mbështetësve, kreu i PS-së sulmoi kryeministrin e vendit se në 8 vjet nuk bëri asgjë për punësimin.


“Duke ardhur në Vlorë me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, me një udhëtim të vështirë dhe në radio të makinës bërtiste Saliu. Ne po bisedonim për dicka pa lidhje me politikën dhe Vangjushi tha ca bërtet ky sikur ka humbur lekët në bankat e Qipros, britmat lidheshin me punësimin, me vende punës se si në asnjë vend të botës janë hapur, me krizën ekonomike se e ka vënë përfund Evropën, ndërkohë që Shqipëria ka vënë për fund krizën.. Ndërkohë, që sipas INSTAT që varet nga kryeministri, brenda këtyre 4 vite kanë humbur 51 mijë vende pune. Dhe kur ne u përqendruam tek kjo shifër dhe menduam se së paku këtë shifër qeveria nuk do e kontestonte, ca ndodhi u fik faqja zyrtare e INSTAT, dhe u ndez pas katër ditësh dhe thuhej se mungonin vetëm 9 mijë vende pune dhe as INSTAT nuk e nxori dot barazim. Qeveria dhe kryeministri rendin pas programit dhe rrugëtimit tonë të komunikimit të programit dhe risive që kemi bërë publike në këtë rrugëtim dhe flasim me publikun sikur të ishin opozita që kërkon votën për të bërë këtë dhe atë”, theksoi Rama.

Rama foli edhe për rrugët e shtruara nga qeveria ku sipas tij janë pa standarde dhe kanë nisur të rrënohen.

"Ne do të ndërtojmë Korridorin e Kaltër, për të lidhur infrastrukturën tonë me infrastrukturën rajonale, korridor që do t'i shërbejë turizmit shqiptar", tha Rama.

Kreu i opozitës, foli edhe për cështjen e pronave për të cilë ai u shpreh se pas 23 qershorit do japë certifikatën e pronësisë mbi tokën.

“Ne zotohemi se do i japim certifikatë e pronësisë mbi tokën të gjithë atyre që kanë 20 vjet që punojnë tokën dhe nuk disponojnë të drejtën e zoti mbi të”, premtoi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2013, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori