Pas 20 korrikut nis plotësimi i formularit A2
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Formulari A2 do të nisë të plotësohet nga maturantët pas datës 20 korrik. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se kandidatët do të kenë të paktën 10 ditë kohë për ta plotësuar.

Në ndryshim nga vitet e tjera, do të jenë vetë shkollat që do të hedhin në sistemin online mesataret e çdo maturanti, si dhe të dhëna të tjera, të cilat më pas do të përpunohen nga AKP-ja. Përveç maturantëve, të cilët kanë marrë nota kaluese në provime, A2-shin do të mund ta plotësojnë edhe ata kandidatë që kanë vendosur të ndjekin jashtë vendit studimet e larta.

“Janë rreth 6000 maturantë, të cilët, sipas të dhënave që ne kemi, do të ndjekin jashtë vendit studimet. Ata kanë të gjitha të drejtat të bëhen pjesë e garës edhe në Shqipëri, njësoj si maturantët e tjerë”, sqaron kreu i AKP-së, Alfons Harizaj. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2013, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit