Pas 2 martesash të dështuara, Kastro Zizo gati për një fillim të ri (FOTO LAJM)

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Kastro Zizo ka folur për jetën e tij, martesat e dështuarea dhe mundësitë e reja.

Ndër të tjera ai foli për figurën e tij si prind.

Baba i 2 fëmijëve, këngëtari tregon se si baba është tepër konservator. “Qëllimi i jetës sime, është vajza dhe djali im. Falenderoj zotin për këtë,” -pohon ai.

Teksa Ermali e ngacmon duke i thënë se tanimë që mbi shpatulla ka 2 martesa të përfunduara në ndarje, ka hequr dorë nga e gjithë kjo, Kastro nuk nguroi ta kundërshtojë menjëherë.

“Sigurisht që do martohem prap, unë nuk jam shumë krenar për martesat e mia, por kështu më shkoi jeta. Ato të dyja janë nënat më të mrekullueshme në botë.” vazhdoi ai.

Nga martesa e parë Kastro ka një djalë 11 vjeçar Dankanin, me ish-bashkëshorten e 2-të, ai një vajzë 5 vjeçare për të cilët shprehet se nuk e koncepton dot se si mund të ishte jeta pa to. /albeu.com/

Shtuar më 07/05/2017, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori