Pas 18 vjetësh zbardhet misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi
Vrasja misterioze e një shqiptari në Greqi është zbardhur vetëm disa ditë më parë. Shqiptari u vra në mënyrë brutale 18 vjet më parë në rrethinat e Selanikut.

23 vjeçari u gjet në një zonë të pyllëzuar dhe thuhet se kishte plagë të rënda në trup, pasi ishte qëlluar me shotgan.

Nga burimet e policisë u bë e ditur se uniformat blu të Greqisë, kanë mundur të arrestojnë ditët e fundit një 53­vjeçar grek, si të dyshuar kryesor për vrasjen e shqiptarit.

Ngjarja ndodhi në vitin 1998, ku në një zonë të pyllëzuar të Selanikut u gjet trupi i shqiptarit. Ai u çua për ekzaminime, por nuk u identifikua dot. Së fundmi, është bërë i mundur identifikimi i tij dhe arrestimi I autorit, transmeton Panorama.

Ndërkohë nga hetimet, që u rihapën që në vitin 2012, u tha se shqiptari u vra për prishjen e një pazari droge nga shtetasi grek./Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2016, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori