Pas rreth 11 orësh qëndrim në Shqipëri,
Papa Françesku është
larguar nga Shqipëria në orën 19:52, transmeton Portali Albeu.com.
Papa është
larguar pas një
vizite me agjendë të ndeshur, ku është takuar me kryeministrin Rama, presidentin Nishani, krerët e
komuniteteve fetare, stafin e Kishës Katolike si dhe ka kryer edhe meshën në praninë e mijëra qyteteraëve në sheshin Nëne Tereza.
Pas largimit të Papës, kryeministri Rama ka deklaruar në një konferencë për shtypi nga Aeroproti i Rinasit se kjo vizitë na ka bërë krenar të gjithëve ndërsa ka falënderuar në veçanti krerët e
komuniteteve fetare të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të shoqëruar Papën gjatë kësaj
vizite, duke dëshmuar për bashkëjetesën
fetare në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014,
ora 19:55