Pas 10 vitesh, Serbia do ta njohë Kosovën
Pëlqej
Luan Shllaku
Luan Shllaku, drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), i cili është bashkëautor i Platformës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ka thënë për të përditshmen serbe "Danas" se "faza e fundit e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të realizohej pas 10 vjetësh, kur të dyja palët të jenë krejtësisht afër anëtarësimit të plotë në BE, që nuk mund të arrihet pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë".

Shllaku ka thënë po ashtu se Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë që edhe në rastin e Kosovës e Serbisë të përsëriten gabimet si në rastet e Qipros dhe Turqisë, Greqisë dhe Maqedonisë, dhe Sllovenisë e Kroacisë.

Evropa, sipas tij, ka mësuar çdo gjë për pasojat negative nga këto gabimet e bëra.

Shllaku po ashtu ka bërë të ditur se Platforma për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, që është hartuar nga KFOS-i, Klubi për Politikë të Jashtme në Prishtinë, në bashkëpunim me Zyrën e kryeministrit Thaçi, përfaqësues të partive politike, zyrtarë të Zyrës së Pieter Feithit dhe ambasadorët e vendeve më me ndikim që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, parasheh që procesi i dialgout të zhvillohet në tri faza; atë përgatitore – “faza pa status”, faza e mesme - “faza me status neutral”, dhe ajo finale, respektivisht “faza me status”.
Shtuar më 20/11/2010, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori