Partnerja kryesore në valle rrëfen pengun më të madh të Rexhep Çelikut
Pëlqej
Kanë nisur sot në orën 11:00 homazhet për mjeshtrin Rexhep Çekiku, i cili gjatë orëve të para të ditës së djeshme humbi jetën për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Lili Cingu ka qenë shoqëruesja e tij për një pjesë të mirë të karrierës.

Në një komunikim për mediat ajo ka treguar edhe pengun më të madh të jetës së Çelikut.

"Rexhepi ishte legjenda e valles shqiptare. Ishte një shqiponjë që fluturonte kudo që shkelte, madje edhe gurët e sokakut sot po qajnë për të. Rexhep të kam në krahë dhe po kërcejmë akoma vallen e bukur të shqipeve… Është një humbje e madhe për vendin tonë. Sa i përket pengut të tij më të madh ishte se sot ai po fluturon që vallja mos të ndalet, të vazhdojë dhe vendi të jetë një shqiponjë ashtu siç ne e meritojmë"., tha ajo ndër të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori