Partitë zbulojnë të “inkriminuarit” e njëra-tjetrës
Ka mjaftuar qendrimi i qartë publik i ambasadorit amerikan në Tiranë kundër kandidimit të figurave të inkriminuara që partitë politike të nisnin një luftë të re midis tyre: Publikimin e kandidatëve kundërshtarë që pretendohet se kanë precedentë kriminalë.

Ishte Partia Socialiste e para, e cila nëpërmjet deputetit Taulant Balla publikoi listën e kandidatëve demokrat të bashkive të inkriminuar sipas saj.

Në listën e demokratëve që kanë probleme me drejtësinë sipas PS-së janë: Fran Frrokaj, kandidat për Bashkinë e Lezhë; Kreshnik Bozho, kandidat për Sarandën; Gjergji Mero, kandidat për Bashkinë e Korçës; Bajazit Karriqi, kandidat për Bashkinë e Përrenjasit; Ilir Krosi, kandidat për Bashkinë e Dibrës; Zef Hila, kandidat për Vaun e Dejës; Qamil Boja, kandidat për Bashkinë e Cerrikut dhe Grida Duma, kandidate për Durrësin.

Nuk vonoi shumë dhe PD iu përgjigj listës së Ballës me emra kandidatësh socialistë, të cilët sipas demokratëve kanë një të shkuar të dyshimtë.

PD e nis listën e socialistëve “të inkriminuar” me kryebashiakun e Poliçanit, Adriatik Zotka; Artur Bushi Krujës apo Ervin Roshi Kavajës. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2015, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori