Partite shqiptare ne Maqedoni kunder ndryshimit te Kodit Zgjedhor
Albeu.com
Partite politike shqiptare kanë kundërshtuar propozimin e LSDM për ndryshim të Kodit Zgjedhor me të cilin bashkësitë e vogla etnike do të kishin fituar 10 vende të garantuar në Parlament.BDI e DR theksojnë se ky propozim prish balancën e parimit të Badenterit dhe është në disfavor të shqiptarëve si komunitet i dytë për nga madhësia në Maqedoni.

LSDM propozon që turqit të kenë 4 vende të garantuara, serbet dhe romët nga dy vende ndërsa vllahët dhe boshnjakët nga 1 deputet. Ndryshimet e këtilla u propozuan në vitin 2007 nga ana e VMRO-DPMNE por të njëjtat nuk gjetën mbështetjen e BDI dhe LSDM të cilat parashtruan rreth 2 mijë amendamente dhe e bllokuan punën e Parlamentit. Mirëpo, dje nga partia e Gruveksit theksuan se do t’i përkrahin këto ndryshime vetëm nëse arrihet konsensus në Parlament.
Shtuar më 15/05/2010, ora 21:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori