Partite politike shqiptare denojne aktet e dhunes ne Shkup
Albeu.com
Subjektet politike shqiptare dhe ato opozitare maqedonase kanë kërkuar përgjegjësi nga ministrja e brendshme për incidentin e djeshëm në lagjen Nerez të Shkupit dhe shkarkimin e menjëhershëm të kryeshefit të stacionit policor në Karposh.Xhevat Ademi nga BDI në pushtet porositi të gjithë ata që kanë mbështetur financuar dhe nxitur siç i quan ai huliganët, të mos hyjnë në lojëra rrezikshme që marrin sfond etnik.

“I drejtohem kryeminstrin Nikolla Gruevski, që si Qeveri të ndërrmarrë të gjitha masat, keqbërësit, rrugaçët, delinkuentët, t’i identifikojë, t’i nxjerr para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Ndërsa, minstrja e MPB-së Gordana Jankullovska, të paktën që duhet të bëjë është që komandantin dhe zëvendëskomandatin e stacionit policor të Karposht urgjentisht t’i shkarkojë, sepse policia dje ka bërë sehir, ka parë se si rrihen, malterohen, dhunohen qytetarët të cilët kishin vetëm një faj, ishin shqiptarë”, deklaroi Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Edhe PDSH-ja edhe DR opozitare kërkojnë përgjegjësi nga institucionet shtetërore për incidentin e djeshëm ku viktim ishin banorët e pafajshëm shqiptar të lagjes Nerez.

“Rasti i mbrëmshëm, ku një grup huliganësh maqedonas i rrahin shqiptarët në mes të Shkupit, dëmtojnë vetura dhe shtëpi, maltertojnë gra e fëmijë, ngjanë me Natën e Kristaltë në Berlin, ku nazistët sulmonin gjithçka që nuk ishte gjermane, demoluan vetura e shtëpi, malltretonin dhe vritnin njerëz", tha Iljaz Halimi, nënkryetar i PDSH-së.

“Nëse nuk zbardhet rasti shumë shpejt, atëherë normalisht që ne do të konstatojmë se ky incident kjo ngjarje është e organizuar mirë dhe hap shtigje të reja të konflikteve ndëretnike në këto hapsira.”, vlerësoi Besim Dogani, deputet i DR-së.

Përgjegjësi nga MPB kërkon edhe LSDM-ja opozitare.
“Kompetentët në MPB duhej të parashikonin se gjatë një ngjarje të tillë ekziston rrezik i madh nga incidentet dhe t'i ndërmarrin të gjitha masat e duhura që ato të parandalohen. Evidente është që policia këtë dje nuk e bëri”, konstatoi zëdhënësi i LSDM-së, Emiljan Stankoviç.

Por kështu nuk mendon kryeministri Gruevski. Ai dënoi incidentin e djeshëm, por theksoi se policia me kohë ka parandaluar përshkallzimin e mëtejm të situatës.

“MPB ishte aktivisht e kyçur dhe duket se në kohë ka intervenuar. Mbetet tash Ministria të analizojë situatat, t'i gjejë fjatorët dhe të ngrisë procedura gjyqësore kundër atyre të cilët shkaktuan problemet. Në shikim të parë dukeshte se kishte moment të incidentit me prapavijë etnike, por për një gjë zyrtare të themi apo të vërtetojmë do të duhet MPB të bëjë analizë, të na paraqesë në Qeveri dhe atëherë të dijmë saktë cilat ishin motivet dhe arsyet, se a ishin të natyrës etnike e kështu me rradhë”, tha kryeministri Nikolla Gtruevski.

Ndaj incidentit të djeshëm në Nerez të Shkupit ka reaguar edhe BDK e Hysni Shaqirit. "Ajo që iriton më tepër është fakti se rrahja e shqiptarëve në Nerez ka ndodhur para syve të policëve, të cilët nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta penguar rrahjen e qytetarëve shqiptar në oborret e shtëpive të tyre.Kjo dëshmon se shqiptarët në Maqedoni para organeve të këtij shteti nuk trajtohen si qytetar të barabart me maqedonasit, thuhet në reagimin e BDK-së së Hysni Shaqirit. (Shkëlzen Aqifi, alsat-m)
Shtuar më 18/08/2009, ora 00:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori