Partite politike nisin sot zyrtarisht fushaten elektorale per zgjedhjet e 3 korrikut
Albeu.com
Nis sot zyrtarisht fushata elektorale e gjithe partive dhe subjekteve politike qe konkurrojne per t'u bere pjese e Kuvendit te Shqiperise pas zgjedhjeve te 3 korrikut.Edhe pse prej shume ditesh tashme, telespektatoret permes ekraneve, simpatizantet e partive politike permes shesheve dhe sallave, kane marre mesazhe te mirefilleta fushate zgjedhore, qe sot kjo gare elektorale eshte zyrtare. Partite politike, por edhe mediat duhet te respektojne rregulla te qarta te parashikuara nga Kodi Elektoral, te cilat ne rast thyerjeje, ndeshkohen me ligj. Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per garen elektorale te 3 korrikut jane regjistruar 57 parti politike dhe 4 koalicione zgjedhore. Hapi perfundimtar mbetet verifikimi I listave shume emerore te subjekteve zgjedhore te regjistruara , proces qe do te perfundoje brenda afatit ligjor. Per KQZ-ne shqetesim te vecante perben fakti qe kryetaret e njesive vendore nuk kane derguar ende ne KQZ numrin e qendrave te votimit, sasine e qendrave te votimit te njesive perkatese, numrin e zgjedhesve per seicilen qender si dhe vendndodhjen e qendrave te votimit te njesise. Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve mosdergimi i ketyre informacioneve pendon administrimin e procesit zgjedhor te dates 3 korrik. news 24
Shtuar më 03/06/2005, ora 14:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori