Partite ne Shqiperi ende ne pritje te rezultatit zyrtar, edhe 4 ankesa presin vendimin
Albeu.com
Procesi i shqyrtimit te ankimeve te kandidateve per deputete ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe ne Kolegjin Zgjedhor vazhdon me ritmet dhe afatet maksimale te parashikuara ne ligj.Ne kalendarin e punes se kolegjit zgjedhor jane tani ankesat e kater kandidateve socialiste, mes te cileve te 2 ministrave te kabinetit aktual, te cilet kane humbur ne zgjedhjet e 3 korrikut. Fjala eshte per ministrin e financave Anastas Angjeli dhe ate te transporteve, Spartak Poci. Ne qender te vemendjes ne procesin e ankimeve eshte vendosur edhe fati i ministrit te jashtem, Kastriot Islami, i cili eshte ne proces edhe ne KQZ edhe ne gjykate. Socialistet shpresojne qe te vendoset qe te numerohen votat ne dy qendra votimi, deri tani te konsideruara te parregullta, me te cilat ata besojne se mund te dale fitues ministri i jashtem. Nderkohe qe ne kampin e djathte cdo dite punohet per te konturuar perberjen e kabinetit te ri qeveritar te drejtuar nga Sali Berisha, ne kampin e majte ushqehen shpresat per arritjen e nje barazimi te mundshem 70 me 70 te vendeve ne parlament mes te majteve dhe te djathteve. Partia Demokratike ka arritur zyrtarisht dhe publikisht nje marreveshje me PBDNJ-ne, e njohur kryesisht si mbrojtese e te drejtave te pakices greke ne Shqiperi, parti e cila de jure eshte ende ne kabinetin e majte qeveritar. Berisha njoftoi se portofoli i Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale do t'i takoje PBDNJ-se. Skema politike shqiptare eshte zhvendosur prej ditesh ne hollet e hoteleve kryesore te Tiranes, ku drejtuesit politike shfaqen para kamerave duke komentuar variante dhe hipoteza per perberjen e kabinetit te ri qeveritar. BBC
Shtuar më 29/07/2005, ora 17:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori