Befason ylli i Atleticos: Isha i lumtur te Benfica, dua të kthehem

Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix, ka zbuluar se ishte shumë i lumtur te Benfica dhe se një ditë pretendon të rikthehet.

20-vjeçari që iu bashkua klubit madrilen gjatë verës për 126 milionë euro, ka mbetur një idhull absolut në skuadrën e Lisbonës.

“Tani shoh se sa i lumtur isha në Benfica. Unë planifikoj të kthehem një ditë dhe të lë shenjën time në klub”, ka thënë Felixi për Mundo Deportivo.

Felixi te Atletico-ja ka zhvilluar 21 ndeshje deri tani në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola.


Shtuar 6.01.2020 09:30