Partite kritikojne qendrimet e Gruevskit
Albeu.com
Partitë politike kanë drejtuar akuza të ashpra në adresë të kryeministrit Nikolla Gruevski, lidhur me deklarimet e tij se do të përballojë çdo kërcënim për të mos ndryshuar kontestin e emrit.
Në BDI kanë theksuar se kryeministri Gruevski me deklaratat e tij ka treguar patriotizmin e tij mashtrues .“Dy milion qytetarë i kanë dhënë sovranitetin politikanëve dhe pushteti në këtë moment historik të sjellë vendime historike. Patriotët dhe burrështetasit e vërtetë në këtë moment historik duhet të tregohen. BDI është e gatshme që në këto momente historike të marrë përgjegjësinë e saj”, ka theksuar deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.
Shtuar më 31/05/2010, ora 21:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori