Partitë e vogla çojnë propozimet e tyre për Kodin Zgjedhor
Partitë e vogla kanë paraqitur në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore platformën e tyre për kodin e ri elektoral. Në një prononcim për mediat kreu i PDS-së Paskal Milo ka deklaruar se janë parashtuar para komisionit disa amendime në lidhje me formulën e përllogaritjes së mandateve në procesin zgjedhor.

“Kemi bërë propozime konkrete në mënyrë që formula që ne kemi parashtruar që të ndihmojë në punën e komisionit parlamentar. Shpresoj që ky komision si mbartës i vullnetit politik të Kuvendit të Shqipërisë do ta shqyrtoje këtë iniciativë dhe do të mund të adaptoj formulën më të mirë duke bërë të mundur barazimin e votës aq shumë të nevojshme në funksion të një demokracie reale” theksoi Milo.

Sipas tij për nismën e 26 partive politike duhej informuar edhe komisioneri për zgjerim Fule i cili do të vizitoje Tiranën të enjten. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori