Partitë e majta opozitare firmosën marrëveshjen për zgjedhjet lokale
Albeu.com
PS, PSD,PAD dhe PDS kanë firmosur sot marrëveshjen për zgjedhjet vendore për të dalë së bashku në fushatën e ardhshme elektorale. Në takim e organizuar për këtë qëllim ka munguar Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e Ilir Metës.Pjesëtarët në takim e kanë quajtur marrëveshjen jo të përfunduar komplet, duke patur parasysh mungesën e LSI’së. Kreu i social demokratëve Skëndër Gjinushi është shprehur se marrëveshja nuk mund të quhet e plotë me mungesën e LSI’së. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale edhe pse mungon LSI e ka quajtur marrëveshjen si një hap të rëndësishëm të së majtës drejt suksesit në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Marrëveshjen e opozitës kreu I socialitëve Edi Rama e ka quajtur si diçka shumë të rëndësishme që është e domosdoshme për të luftuar grushtin e shtetit që po kurdis kryeministri Sali Berisha. G. Start
Shtuar më 21/04/2006, ora 12:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori