Partite e opozites maqedonase kerkojne zgjedhje te parakohshme parlamentare
Albeu.com
Partite e opozites maqedonase, te pakenaqura nga zhvillimi i reformave dhe gjendja ekonomike ne vend, kerkojne zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare.Lideri i partise shqiptare Bashkimi Demokrat per Integrim, pjese e koalicioni qeverises, Ali Ahmeti u shpreh se “zgjedhje te parakohshme mund te zhvillohen vetem kur ka krize politike dhe ky nuk eshte rasti i Maqedonise”, ndersa kreu i Partise Demokratike Shqiptare ne opozite, Arben Xhaferi kerkoi qe t’i jepet fund nje shteti pa legjitimitet. Nderkaq kryeministri maqedonas Vllado Buckovski gjate nje takimi me kryetaret e partive VMRO-DPMNE-se, VMRO-PP-se dhe Partisë Liberale mori mbeshtetjen e tyre per ndryshimet kushtetuese qe kane te bejne me reformat ne gjyqesor. bw
Shtuar më 12/11/2005, ora 20:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori