Partitë shqiptare në Maqedoni qëndrime të ndara për Kosovën
Albeu.com
Partitë shqiptare në pushtet PDSH dhe PPD kanë ftuar qytetarët shqiptarë të Maqedonisë që të marrin pjesë në tubimin e sotëm paqësor me moton: "Kosova e pavarur - Maqedonia në NATO", ndërkohë partitë shqiptare në opozitë kanë deklaruar mospjesëmarrjen në të.Nënkryetari i PDSH së Ymer Selmani në një konferencë për shtyp tha se nëpërmes kësaj proteste paqësore promovohet vullneti i lartë politik i shqiptarëve të Maqedonisë rreth Kosovës së pavarur dhe integrimit të Maqedonisë në NATO.

Tubimin, që është paralajmëruar të mbahet në sheshin kryesor të qytetit të Tetovës, e kanë përkrahur edhe unionet e studentëve të universiteve në Tetovë, bashkësitë fetare dhe disa organizata joqeveritare, por jo partitë shqiptare në opozitë. start
Shtuar më 19/10/2007, ora 19:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori