Partitë nënshkruan “armëpushim”
Albeu.com
nga Bekim BuçiKryetarët e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në mesin e të cilëve edhe liderët Gruevski, Sheqerinska, Thaçi dhe Ahmeti ...Kryetarët e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në mesin e të cilëve edhe liderët e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, të LSDM-së Radmilla Sheqerinska, të PDSH-së Menduh Thaçi dhe të BDI-së Ali Ahmeti të enjten në Parlament e nënshkruan Kodeksin për sjellje për zgjedhje të lira dhe korrekte me çka u obliguan se publikisht do të mbështesin atmosferë të qetë dhe demokratike dhe se do ta dënojnë çdo akt të dhunës dhe frikës.
“Ky është sinjal i qartë deri te aktivistët dhe deri te mbështetës të partive, si dhe deri te elektorati dhe qytetarët se Maqedonia në vitin 2008 duhet të zbatojë zgjedhje korrekte”, theksoi në fjalimin e tij Kris Hensho, drejtor i Institutit Nacional Demokratik. Ai përmendi se për zbatimin e zgjedhje korrekte dhe demokratike është dëshmia më e madhe për pjekurinë politike të vendit.
Aktet e dhunës dhe frikës janë plotësisht të papranueshme, koncepti universal “një person - një votë” është e drejtë demokratike dhe nuk guxon të shkelet, nuk guxon të ketë mashtrim zgjedhor para, gjatë apo pas ditës zgjedhore, duhet të respektohet fushata, duhet t’i jepet fund blerjes së votave, pjesëmarrjes së grave dhe pakicave duhet të vlerësohet nga të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, janë pjesë të praktikave të nënvizuara në Kodeks. Ky dokument është partneritet dhe përveç partive politike i përfshin edhe organizatat joqeveritare “MOST”, Lobin e grave të Maqedonisë dhe Institutin Nacional Demokratik. (LAJM)
Shtuar më 08/05/2008, ora 22:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori