Partia Socialiste vijon protestat nė Lushnje
Edi Rama
Rreth 2000 persona i janė bashkuar protestės sė Partisė Socialiste nė Lushje pėr rrėzimin e qeverisė sė drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, me sloganin “Saliu dėshtoi, transparencė”. Nė protestė ishin tė pranishėm kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, kreu i PLD-sė Spartak Ngjela si dhe deputetė tė tjerė socialistė tė rrethit tė Lushnjes.

Gjatė fjalės sė tij pėrpara tė pranishmėve, Ngjela ka theksuar se kjo proteste ashtu sikurse dhe tė tjerat tė cilat do tė realizohen mė tej janė pėr tė luftuar njė kauz, pasi Berisha po mban peng kutitė e materialeve zgjedhore.

“Kemi njė vit qė luftojmė pėr transparencė. Berisha nuk ka respekt pėr popullin shqiptar. Ne jemi kėtu pėr tė drejtat tona, pasi Berisha i ka veshėt me dyll, ka deklaruar Ngjela”.

Gjatė fjalės sė tij pėrpara tė pranishmėve, kreu socialist Edi Rama nėnvizoi bindjen e opozitės pėr tė vazhduar betejėn, pėr atė qė socialistėt e quajnė “Luftė kundėr korrupsionit, keqqeverisjes, varfėrisė dhe krizės totale”.

“Berisha dėshtoi, duhet tė largohet. Fėmijėt tanė s’meritojnė kėtė vend. Beteja jonė ėshtė e pandalshme.” theksoi Rama.

Ndėrsa pėrmendi problemet thelbėsore me tė cilat, sipas tij po pėrballen sot shqiptarėt, kryesocialisti u shpreh se “kryeministri ka marrė peng demokracinė dhe po mbyt ekonominė e vendit”.
Shtuar më 30/11/2010, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.