Partia Socialiste sot futet ne Kuvend
Albeu.com
64 deputetët e PS-së do të futen sot në Parlament. Këtë e ka deklaruar dje kryetari i kësaj partie Edi Rama, i cili në fjalën e tij në grupin parlamentar tha se Berisha nuk mund tua marrë mandatet socialistëve.Në një farë mënyre po zbatohet skenari që u paralajmërua që në seancën e sotme deputetët socialistë do të bëjnë betimin dhe të dorëzojnë një projektligj për hapjen e kutive.

Kreu i PS Edi Rama ka deklaruar në dje në mbledhjen me grupin parlamentar të PS-së se Partia Socialiste do të jetë sot në Parlament jo për t'i dhënë fund luftës së saj për hetim të zgjedhjeve ,por për të vazhduar betejën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai shtoi gjithashtu se në më pak se gjashtë muaj refuzimi i PS-së për 'u bërë pjesë e një parlamenti fasadë ka nxjerrë në pah krizën e demokracisë në Shqipëri.
Shtuar më 25/02/2010, ora 14:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori