Kryetari i Partisė Socialiste ka pėrshėndetur sot krijimin e Akademisė Politike tė Partisė Socialiste. Kjo strukturė do tė funksionojė si njė shkollė pėr ata qė kanė bindje tė majta dhe aspirate pėr tu pėrfshirė nė politikė. Kjo shkollė do tė ketė njė numėr tė vogėl nxėnėsish qė do tė kalojnė pėrmes njė faze seleksionuese dhe mėsimi do tė zhvillohet nė qytetin e Durrėsit.
Disa prej personaliteteve mė tė rėndėsishme tė sė majtės do tė japin mėsim nė kėtė shkollė. Mes kėtyre figurave janė: Ben Blushi, Mimi Kodheli, Pėllumb Xhufi, Arta Dade, Shkėlqim Cani, Servet Pėllumbi, Adriana Berberi, Arben Malaj, Ditmir Bushati, Bashkim Fino, Ermelinda Meksi etj. Rama nė fjalėn e tij deklaroi se kemi tė bėjmė me njė projekt pėr krijimin e hapėsirės sė mendimit politik.