Partia Socialiste, katër kushte Berishës
Gramoz Ruçi
Opozita paralajmëron hyrjen në një fazë të re të bojkotit ndaj Parlamentit të Shqipërisë. Ditën e sotme, deputetët e Partisë Socialiste u larguan nga seanca ndërsa Gramoz Ruçi, kryetar i grupit kuvendor, tha se opozita nuk do të kthehet në Kuvend pa plotësimin e katër kushteve:

1- Anulimi i vendimit për shembjen e Piramidës
2- Deklarimi si i pavlefshëm i votimit për imunitetin e deputetit Ilir Beqja
3- Zbardhja e vrasjeve të zyrtarëve vendorë Fatmir Xhindi dhe Remzi Veseli
4- Hetimi i plotë i zgjedhjeve të 28 qershorit 2009

“Ne jemi në pritje të kthimit të përgjigjes dhe të reflektimit tuaj për këto gjëra kardinale. Ne dalim nga kuvendi dhe kthehemi kur të marrim përgjigje për këto katër kërkesa”, tha Ruçi. (albeu.com)
Shtuar më 28/10/2010, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori