4 herë i martuar dhe 23 fëmijë, publikohet pas 4 vitesh rrëfimi i El Chapo: Varësia ime e vetme janë femrat

Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán në një intervistë që ka dhënë për kriminologen e njohur Mónica Ramírez Cano, ka pranuar se varësia e tij e vetme, nga e cila kishte vuajtur ndonjëherë, kanë qenë gratë, dhe se ai është babai i 23 fëmijëve.

Mësohet se ky poshim është dhënëpasi forcat meksikane të sigurisë kishin vënë në pranga bashkëthemeluesin e kartelit të Sinaloas. ndërkohë Cano së fundmi ka ndarë për publikun një pjesë të shkurtër nga intervista e cila sipas mediave të huaja është regjistruar ne vitin 2016.

Sipas asaj që ai ka dhënë në intervistë 63-vjeçari është martuar 4 herë.

Ai u martua për herë të parë në 1977 me Alejandrina María Salazar Hernández, me të cilën kishte katër fëmijë. Ai më pas u martua me nëpunësen e bankës, Estela Peña, por nuk kishte asnjë fëmijë me të.

Martesa e tretë e El Chapo ishte mes të viteve 1980 kur ai u lidh me Griselda López Pérez, nëna e Édgar, Joaquín Jr, Ovidio dhe Griselda Guadalupe.

Martesa e tij e katërt dhe e fundit ishte në vitin 2007 kur ai i tha po ish- mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht 2011 solli në jetë vajzat binjake të çiftit, Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.

‘Ai është një person i respektueshëm, kujdeset shumë për sjelljen, shumë i rezervuar. Nëse i fitoni besimin, atëherë mund të flisni me të gjatë dhe mund të kuptoni se si funksionon mendja e tij’, tha Ramírez Cano.

El Chapo, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, thuhet se fitoi mbi 12,6 miliardë dollarë si drejtues i kartelit të drogës.

‘Ai nuk është psikopat, por ka tipare të tilla dhe narciste, që pasqyrohen në nevojën për admirim, për t’u ndjerë unik’, tha Capo.


Shtuar 10.09.2020 14:18