1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Partia e re, Basha takon urgjentisht aleatët opozitarë
Lulzim Basha po i merr më seriozisht aleatët e tij opozitarë pas nismës së Patozit dhe Hajdarit për ngritjen e një partie të re.

Në këto rrethana Basha ka nisur paraditen e sotme një takim me aleatët e tij për firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar.

Marreveshja e pare u be mes Bashes dhe kreut te Partise Republikane, Fatmir Mediut.

Në takim veç Bashës, jane edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të dy të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së për hartimin e një marrëveshjeje, e cila ka për synim përcaktimin e elementëve bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më kryesorja, krijimi i një qeverie tranzitore.

Në marrëveshjen që do të duhet të marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve opozitarë do të përcaktohen edhe afatet që opozita sugjeron për funksionimin e qeverisë tranzitore.

Pas marreveshjes se firmosur me Mediun e PR, Basha ka firmosur marreveshjen me Agron Duken, e PAA-se. duka basha

Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.
Shtuar më 23/04/2019, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori