Partia e Merkelit: Djegia e mandateve ndikim negativ tek negociatat
Lënia e mandateve nga opozita ka sjellë reagime të forta edhe nga ndërkombëtarët.

Së fundmi ka reaguar edhe partia e Angela Merkel në Gjermani CDU/CSU.

Zëdhënësi CDU/ CSU, Florian Hahn, tha se vendi bën që Shqipëria të humbasë kreditet tek partnerët evropianë.

"Shqipëria është në proces të humbjes së shumë kredive për miqtë evropianë. Ndërsa perspektivat për negociatat e pranimit në BE ishin ende rozë në mes të vitit të kaluar, tani janë mbledhur retë e errëta. Protestat në vazhdim në Tiranë paralizojnë qeverinë dhe paralizojnë operacionet parlamentare. Protestat dhe demonstrimet janë të drejta civile dhe një tipar i demokracisë kur trajtohen në mënyrë adekuate", tha Hahn. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori