Partia Demokristiane kundër martesës brenda të njëjtit seks
Partia Demokristiane kundërshton kërkesën e komunitetit LGBT për zyrtarizmin e martesës midis personave të të njëjtit seks. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PDK nënvizon se mbështet vetëm martesën tradicionale mes burrit dhe gruas.

“Shqipërisë i duhet një rilindje morale pas dramës dhe amoralitetit që instaloi komunizmi për pesëdhjetë vjet. Kjo rilindje vjen me kthimin te besimi, te edukimi, te familja, tek puna tek forcimi i përgjegjësisë individuale dhe publike, jo nëpërmjet vesit dhe anormalitetit. Zoti krijoi Even dhe Adamin dhe jo Adamin dhe Stefanin.”- thuhet në deklaratën e PDK-së. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori