Partia Demokratike prezanton kandidatët e saj në Berat
Qyteti i Beratit ka qenë stacioni i radhës i Partisë Demokratike për prezantimin e kandidatëve për deputetë të këtij qarku. Në një miting madhështor në sheshin e qytetit, kryeministri i vendit Sali Berisha, theksoi se kandidatët e PD-së, do jenë deputetët e interesave dhe hallave të qytetarëve.

Nga qyteti muze i Shqipërisë, Kryeministri Berisha ka ftuar kundërshtarin e tij politik të mbledhin parlamentin për të votuar ligjin për amnistinë për gjobat e bizneseve nga 2011 e deri sot.

“Po atyre që janë gjobitur më parë cfarë do bësh, do të shpallësh luftë klasash. Je i painformuar dhe të mungojnë nocionet më elementare ekonomike, mes atij që gjobitet dhe jo ka një dallim, por cdo shtet përdor faljen, kur e solla në parlament ligjin e refuzove. Të ftoj prapë, urdhëro të mbledhim parlamentin dhe ta votojmë sepse amninistia është dhunti e shtetit, ndëshkon me ligj por me ligj dhe fal. Ligji është gati, hajde ta votojmë, nga 2011 e deri sot” tha ai.

Të njëtën ofertë për votim ka përsëritur edhe për KQZ, por përmes ftesës Kryeministri dëshmoi bindjen e tij të palëkundur për të refuzuar kërkesën e PS për rikompozim.
“Urdhëro të votojmë tre komisionerët e tu që i bëre plackë tregu, kërkoji falje Jani Janit që e ngrive dhe e shkrive në mënyrën më mizore” theksoi Berisha.

Kryefjalë e fjalimit të Kryeministrit ka qenë dhe prespektiva europiane e vendit, ku premtoi se brenda vitit Shqipëria do të marrë ‘pasaportën’ që do i hapë dritën jeshile integrimit për në familjen e madhe evropiane.
“Jam këtu për tu zotuar se 4 vitet që vijnë do bëjmë për Beratin shumë herë më tepër se 4 vitet që shkuam. Do ndërtojmë boshtin e jugut dhe cdo kilometër rrugë në këtë qark. Do ndërtojmë cdo shkollë cdo spital, cdo poliklinikë. Brenda 1 viti do kemi në xhep pasaportën e statusit të vendit kandidat. Bashkë do hapim negociata me BE për anëtarësim të plotë. Do bëjmë cdo reformë për të miratuar liberalizimin e vizave me vendim mik më të shquar të shqiptarëve”, premtoi Berisha.’

Kreu i ekzekutivit duke përmendur arritjet e qeverisë, tha se alternativa e socialistëve është bllokimi dhe akuzat. Ndërkaq ai i bëri thirrje Ramës, të ruajë qetësinë dhe të mos ofendojë qytetarët që marrin pjesë në mitingjet e PD-së.

“Katër vitet që vinë do bëjmë për Beratin shumë herë më shumë nga katër vitet që shkuan. Do ndërtojmë boshtin e Jugut dhe cdo km rrugë në këtë qytet, do ndërtojmë cdo shkollë, spital. Alternativa tjetër është akuza, akuza dhe vetëm akuza, mohim mohime dhe vetëm mohime, bllokime bllokojmë dhe vetëm bllokime. Është normalet kritikosh nga mëngjesi gjer më darkë qeverinë, po është anormale dhe e pandershme të vish në Berat dhe t ë deklarosh para qytetarëve të Beratit se asnjë armik dhe pushtues nuk ju ka bërë ju atë që ju ka bërë kjo qeveri. Është e dhimbshme se kjo nuk vjen nga një spital psiqikiatrik, por nga lideri i opozitës që e di që Berati sot ka shumë halle po është vend anëtar në NATO. Të thuash këto do thotë të udhëtosh në autobus me xhama të zi dhe të mos shohësh asgjë. E ftoj për dy gjëra zotin Rama. Ne jemi politikan, kemi kamerat dhe mikrofonat është e pa falshme për ne të ofendojmë njerëzit, është e papranueshme, ndaj natyrisht fushata është fushata, temperaturat ngrihen por gjakrat duhet të mbahen, nuk mund të quash kurrë këtë qytetarët ë mrekullueshëm robër, jo zoti Rama këta janë gra dhe burra të lirisë dhe kanë hedhur shtypjen mënjanë Rama mbaj nervat, një ditë i quan mësuesit injorant, nxënësit dele, ditën tjerët quan tjetrin tradhtar”, tha Berisha.

QARKU BERAT:
1.GENC POLLO
2. ASTRIT VELIAJ
3. LEFTER MALIQI
4. MEHMET XHEKA
5.ÇAUSH QATO
6.FATBARDHA BULLARI
7.HAFIZE SKENDO
8.NEVILA HAZNEDARI
Shtuar më 18/05/2013, ora 21:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori