Partia Demokratike hap në Tiranë fushatën elektorale
Nga kryeqyteti i vendit, Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën e saj elektorale. E konceptuar si një koncert festiv, me pjesmarrjen e këngëtarëve më të mirë në vend, sheshi “Nënë Tereza” mblodhi mijëra qytetarë të Tiranës, por edhe nga rrethet e tjera të vendit në mbeshtetje të forcës së tyre politike dhe aleancës së djathtë.

Kreu i mazhorancës, Sali Berisha në fjalën tij drejtuar elektoratit, tha se në zgjedhjet 23 qershorit përballen dy filozofi, ajo e bllokimit dhe e vokacionit perëndimor. Duke prezantuar skudrën e deputetëve të PD për këtë qark, ai tha se secili prej tyre në qëndër të vëmendjes dhe punës së tij ka dhe do të ketë interesin e qyetarëve. Kryeministri ka ironizuar edhe emërtimin e aleancës së majtë “Për një Shqipëri Europiane”, duke e vlerësuar cinike dhe po aq të vërtetë sa zotimin e 1 prillit.

“Jam sot këtu për tu zotuar para jush se asnjëri nga këto gra dhe burra nuk janë deputetë të partisë, por secili prej tyre janë deputetët të qytetarit, të qytetarit të Tiranës dhe Shqipërisë. Për ne, në cdo kohë i pari është qytetari, interesat, idealet dhe problemet e tij. Zgjedhjet e 23 qershorit janë për cdo qyetatr zgjedhje e madhe për vitet që vinë. Me 23 qershor qytetarët shqiptarë, qyetarët e Tiranës janë të ftuar të vendosin për alternativën, modelin e vokacionit të tyre perëndimor. Gjithcka kemi realizuar për vendin tonë ka qenë rezultat i përpjekjeve të shqiptarëve për vokacionin e tyre perëndimor. Ne jemi sot të lirë se për ne nga gjenerata në gjeneratë ky vokacion u mbrojt dhe u ruajt. Kosova sot është e lirë se cështja e shqiptarëve u bë cështje e perëndimit, viokacioni jonë perëndimor triumfoi dhe ngadhënjeu. Këta burra që keni sot përpara në asnjë ditë, asnjë orë nuk i lejuan kurrë vetes të kundërshtojnë këtë vokacion. Shqiptarë dhe shqiptare 23 qershori është zgjedhje e madhe. Alternativa tjetër nuk është shkëputur nga trashëgimia e saj që bëri gjithcka për ta vendos kombin jashtë hapësirës perëndimore. Bëri gjithcka për të bllokuar integrimin në KiE, bëri gjithcka për të bllokuar anëtarësimin në NATO, për të bllokuar vizat. Ajo alternativë bëri gjithcka për të privuar shqiptarët nga pasaporta e shkëlqyer e statusit kandidat. Me cinizëm ekstrem mundohen të na shesin “Aleancën për Shqipërinë Europiane”. E vërtetë kjo, sa cështë zotimi i 1 prillit. Le të votojmë për veten tonë, fëmijët tanë, për Shqipërinë në Europë, Shqipërinë e Integruar. 23 qershori është dita e gjykimit tuaj” tha Berisha.

Ndërsa ua ka atribuar të gjithë progresin e Shqipërisë në 20 vite qyetetarëve shqiptarëve, kreu i PD tha se alternativa tjerër ka për filozofi të saj shtypjen e të drejtave të individit, e një diktati shtetëror. Duke e falenderuar kryebashkiakun Basha për disfatën që i shkaktoi kryesocialistit Rama në zgjedhjet lokale, Berisha tha se rrotacioni i dytë do ti vijë nga Kokëdhuima, ndërsa i treti nga qytetarët e Tiranës.

“Në kutitë e votimit përballen dy filozofi. Qëndrimi ynë që ka në thelb lirinë tuaj, besim të pakufishëm tek iniciativa juaj e lirë. Gjithcka ka arritur Shqipëria në 20 vite ka patur ju qytetarët shqiptarë arkitektët e vërtetë. Ne qeveritarët skemi bërë asgjë tjetër,vetëm punuar për të zgjeruar liritë tuaja. Është liria juaj që i ka dhënë këtij vendi një rritje 11 herë që nuk krahasohet me asnjë vend tjetër. Alternativa tjetër është alternative e cila kërkon të bëjë Shqipërinë që të punohet për qeverinë, alternative e besimit tek diktati shtetëror e qeveritar, e taksave të larta, e pushtimit të iniciativës së lirë. Në 20 vite ne kemi mbrojtur para jush parimet që besojmë. Sa qeverisi Tiranën 2 dhe 3 fishoi taksat. Tani kalon nga njëri qyetet në tjetrin si hije Nastradini dhe thotë se do heqim taksat. Është alternativa e bllokimit të zhvillimit ekonomik. Zoti. Basha demokratët e Tiranës dhe Shqipërisë të falenderojnë për rrotacionin që i bëre zotit Rama, të dytin ja bën Koco Kokdhima, të tretin do ja bëjë Tirana. Këto burra dhe gra janë depuetët të qytetarit, në axhendën e tyre para së gjithash do kenë puënsimin tuaj. Ne kemi një plan të shkëlqyer punësimi që bazohet në shumëfishimin e investimeve në vend. Sot filloi kaskada e Devollit, së shpejti TAP, kaskada e Vjosës, dhjetëra e dhjetëra vepra të mëdha” tha më tej Kryeministri.

Mirëqënie, punësim, projekte madhore, marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE ka premtuar Berisha për katër vitet që vinë, ndërsa ka bërë thirrje për një fushatë të civilizuar, të mbështetur në vlera dhe parime.

“Kanë qenë kohë të vështira për europën, por anija jonë qëndroi për shkak të forcës së pathyeshme të individit. Katër vitet që vinë shqipëria do kapë nivelet e vendit të zhvilluar, ne garantojmë statusin, do hapim negociatat. Le të vendosim ne të zhvillojmë fushatn më të civilizuar, fushatën e vlerave që besojmë, fushatën që do bind cdo qytetar pavarësisht nga përkatësia partiake, se ne jemi ndryshimi. Përpara! Përpara!” përfundoi ai.

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha në fjalimin e tij lëshoi akuza mbi ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Nuk preferoi ta shohë si armik, e megjithatë e cilësoi si bllokator të zhvillimit të vendit dhe ëndrrës europiane të shqiptarëve.

“Dy vjet më parë lamë pas të shkuarën. Shqiptarët ishin mes një zgjedhje, të votonin politikanin që ishte pjesë e konfliktit apo një politikan që do shërbente qyetetarit. Tirana e refuzoi dhe zgjodhi alternativën tonë, e shërbimit qytetar. Kemi në zbatim projekte madhështore që po e shndërrojmë Tiranën në një model europian. Kur mora detyrën deklarova se Edi Rama nuk është armiku ynë, por cfarë mund të them sot, ai bllokoi integrimin europian. Sot do ishim vend kandidat për tu anëtarësuar në BE. Ai nuk është armiku ynë, por cfarë është dikush që i mohon vendit të tij integrimin, e la larg një mundësie të artë, të arritur me shumë mund. Nuk është dhe nuk mund të jetë mik i Tiranës, shqiptarëve dhe Shqipërisë. Misioni dhe pasioni i tij është një dhe vetëm një bllokimi, është i njëjti model që i thamë lamtumirë në këtë shesh dy vite më parë, të përfitimeve personale dhe ruajtjes së pushtetit partiak. Sot njerëzit kanë mundësi të zgjedhin një politikë që në qendrë të tyre ka qytetarin. Nuk kam dyshim për zgjedhjen e qytetarëve të Tiranës, por jam i bindur se kjo alternativë do të përqafohet nga të gjithë qyetarët e vendit. Shqiptarët janë para kësaj zgjedhje, ata do zgjedhin më shumë puënsim, jetë më të mirë, modelin që punon për të përmirësuar jetën e tyre, ju do të zgjidhni integrimin, do zgjidhni PD dhe alternativën e saj për ta cuar përpara”tha Basha.
Me një gjuhë të ashpër akuzash i është drejtuar liderit të PS edhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, duke e etiketuar si shkatërrues të vendit dhe antishqiptar.

“Vetëm pak minuta me pare lideri i PS u shpreh se “Unë e di që në mitingun e Tiranës do përflasin vetëm Edi Ramën. Jo mor zotëri nuk të përflasim kot ne ty, por ti je shkatërruesi, Sali Berisha është ndërtuesi i këtij vedni. Ti je antishqiptari, ke bllokuar Shqipërinë për tre vjet. Ndaj sot ne ti japim sinjalin madhështor të humbjes së madhe të Tiranës. Sot ju keni 2013 arsye që mos ta votoni. Përgjigjia e shqiptarëve do jetë vetëm një. Ne jemi ndryshimi, përpara, përpara!. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori