Parodistët e Vlorës dhimbjen e luftojnë me humor
Në këtë 1 Qershor, Burgu i Fierit me iniciativën e drejtorit të IPV-së Arjan Hasanaj hapi dyert duke mirëpritur fëmijët e të dënuarve, me disa ceremoni festive që përveç lotëve të ribashkimit, prodhuan hare, buzëqeshje dhe gëzim.

Por, vogëlushët nuk ishin të vetmit që iu bashkuan kësaj feste, pasi ishin paroditë e dy parodistëve të Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo.

Pavarësisht se dy ditë më parë ata u tronditën nga humbja e të madhit Muhamet Liko, që së bashku me ta dhe Mane Lumanin krijonin kuartetin e quajtur “4 Parodistët e Vlorës”, duket se kanë kthyer dhimbjen në forcë për të qenë së bashku me vogëlushët simboli i haresë së 1 Qershorit në burgun e Fierit.
Shtuar më 01/06/2019, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori